Një vajzë nga Rahoveci është zhdukur me datën 13 të këtij muaji.
Sipas policisë, rastin e lajmëroi vetë babai i saj, përcjell Rahoveci n’Fokus.
Mësohet se pas largimit vendndodhja e saj nuk dihet.
“Rr. Xhelal Hajda, Rahovec / 13.01.2025 – 14:00. Ankuesi mashkull m/k, ka njoftuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.”, thuhet ndër tjerash.