
Nuk dihet cila është arsyeja që mund t’i ketë bërë bashkë, por kushedi, kjo mbase tregon edhe njëherë që politika është sport në vete.
Kreu i degës së LDK-së, Burim Krasniqi është parë bashkë me të parin e demokratëve rahovecianë, Edon Canën, në një ceremoni mortore.
Paparaci i Rahoveci n’Fokus kapi momentin e arritjes së dyshes në ceremoninë në fjalë, ndërsa duhet shtuar që në momentin e shkrepjes, bashkë me Krasniqin ishte edhe një politikan tjetër, që dukej si zyrtar i Lidhjes Demokratike, por i panjohur për redaksinë.
Gjithsesi, mbetet të shihet ditëve në vijim nëse palët e apostrofuara do të dalin me ndonjë sqarim rreth fotografisë, tashmë kur kemi hyrë në fazën e nxehtë para zgjedhjeve lokale.