Vehapi mbi 10k, Cana as 4k – definohet gjërat në PDK-në e Rahovecit, priten ndryshime në degë

Kanë filluar tashmë të mësohen shifrat rreth kandidatëve për deputetë në nivel vendi.

Ajo që na intereson padyshim është se si kanë performuar emrat nga komuna jonë, në veçanti tek një parti që është rikthyer në vota, PDK.

Partia Demokratike e Kosovës, përkatësisht kandidatët e saj nga Rahoveci momentalisht janë jashtë listës për deputetë.

Më afër nga ta ishte Idriz Vehapi, që ka mbi 10 mijë vota, por për shkak të numrit të madh të votave nga kandidatët tjerë mund të jetë jashtë parlamentit, kjo të paktën momentalisht, sepse çfarëdo ndryshimi me hyrjen potenciale në qeveri të PDK-së, mund të ketë zhvillime të reja.

Por, ajo që duhet thënë, nga informacionet jozyrtare që ka Rahoveci n’Fokus pritet të ketë ndryshime në degën e kësaj partie në Rahovec. 

Sipas të gjitha gjasave, Idriz Vehapi do të rikthehet si kandidat për deputet, duke hequr kështu nga opsioni Edon Canën, që nuk është se u paraqitë mirë në këto zgjedhje.

“Nëse profa i merr mbi 10 mijë vota në total në këto zgjedhje, rikthehet kandidat në zgjedhjet lokale”, pat thënë një burim i Rahovecit n’Fokus para 9 shkurtit.

Gjithsesi, kjo nuk është e konfirmuar dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim.

Të ndërlidhura

Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

Hyrja e Grapeland padyshim se ka rritur entuziazmin e tifozëve të vjetër e të rinj të basketbollit në vendin tonë. Të gjithë ende kujtojnë me nostalgji kohën kur salla mbushej…

Vazhdoni të lexoni...
Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një informatë të pranuar për mbajtje të…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

  • April 17, 2025
Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

  • April 17, 2025
Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

  • April 15, 2025
Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”

  • April 14, 2025
UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”