
Organizimi i ndeshjeve ndërkombëtare nuk është asnjëherë i lehtë.
Përderisa autoritetet komunale dhanë “zor” e publikuan fotografi për nikoqirllëkun e sfidës “Shqipëri – Danimarkë” në futsall, dikush pati edhe kritika.
Delegatët e UEFA-s nuk ishin të kënaqur me parketin e palestrës “Mizahir Isma”.
Siç merr vesh Rahoveci n’Fokus, autoritetet komunale u detyruan të intervenojnë menjëherë duke gjetur kompani pastrimi për t’i dhënë ngjyrë tjetër më pas vetë parketit.
Kjo ngjau një ditë para sfidës që u fitua nga nordikët, 5-3, teksa duhej pastruar me patjetër pasi Danimarka kishte në planprogram stërvitjet e rregullta.
Një tjetër dëshmi kjo që autoritetet e caktuara duhet t’i zbatojnë detyrat në përpikmëri dhe mos ta bëjnë punën shkel e shko.