
Foto: (Screenshot – Rahoveci24, Facebook)
Rahoveci ka arkëtuar një tjetër pikë të madhe në udhëtim ndaj Trepçës, takim ky që u zhvillua në Skënderaj.
Djelmoshat e Lecit edhe e dominuan lojën në periudha të ndryshme, por që nuk e gjetën rrugën e golit.
Gjithsesi, kjo pikë është e mirëseardhur kur kujtojmë faktin se tashmë jemë vetëm tri pikë larg Istogut, që nesër i shkon Vëllaznimit super-favorit./Rahoveci n’Fokus