KH Rahoveci nuk e ka ndërmend të ndalet. Pas zhvillimeve të fundit, ku u emërua trajneri i ri, u konfirmua edhe një prurje.
Bëhet fjalë për Ardit Tafilajn. Pivoti fantastik, që viteve të fundit djersiti fanellën e Besës Famgas në stinorin pranveror do të luajë për KH Rahovecin.
Këtë e konfirmoi vetë klubi përmes një komunikate.