Smajl Latifi kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim – detajet

Kryetari i Komunës së Rahovecit përmes përfaqësuesit të tij ka kërkuar të aprovohet padia e tij për kompensim dëmi kundër inspektorit të Arsimit të Komunës së Gjakovës, Gjergj Gojani. Ndërkaq, ky i fundit përmes përfaqësuesit kërkoi që padia të hedhet poshtë, për shkak të mungesës së bazës ligjore. 

Këto qëndrime të palëve janë dhënë të hënën, në Gjykatën Themelore të Gjakovës, ku është mbajtur seanca gjyqësore në rastin kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka paditur inspektorin e Arsimit në Gjakovë, për kompensim dëmi në vlerë prej 100 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kryetari i komunës është autoritet publik, dhe sipas nenit 5, pika 5.4, autoritetet publike s’kanë të drejtë të kërkojnë kompensim për dëmin e shkaktuar nga shpifja ose fyerja. Pra, si kryetar i Komunës ai nuk mundet të kërkoj dëmshpërblim në këtë aspekt”, tha përfaqësuesi i të paditurit Gojani, Skender Gojani.

Paraprakisht, gjykatësi i rastit, Durim Balaj bëri të ditur se është dorëzuar kërkesa për precizim të padisë e cila me kohë është proceduar tek i autorizuari i të paditurit Gojani, Skender Gojani.

Në lidhje me precizimin e kërkesëpadisë, i autorizuari i të paditurit Gojani, Skender Gonani tha se është konfirmuar se paditësi nuk i është dëmtuar reputacioni dhe se nuk është shkaktuar asnjë dëm nga i padituri.

E, i autorizuari i paditësit Latifi, avokati Dardan Morina tha se mbetet pranë kërkesës për precizimin e kërkesëpadisë.

Në këtë seancë u bë edhe administrimi i provave materiale.

Tutje, përfaqësuesi i të paditurit Latifi, avokati Morina, në fjalën përfundimtare tha se pas administrimit të provave u vërtetua në tërësi gjendja faktike e dhënë përmes padis fillestare dhe se u vërtetua më tërësi kërkesëpadia e paditësit e precizuar.

Ai shtoi se arsyet pse janë të bindur për këtë përfundim gjykatës do t’i parashtrojnë me parashtrese të veçantë me shkrim, në një afat të cilin e cakton gjykata, si pjesë përbërëse e fjalës përfundimtare.

Ndërsa, përfaqësuesi i të paditurit Gojani, Skender Gojani tha se pas administrimit të provave u dëshmua se paditësi s’ka mundur në asnjë rrethanë apo formë të argumentoi sepse iu ka shkaktuar ndonjë dëm e as të bëhet në asnjë dispozitë konkrete ligjore.

Në fund, i njëjti kërkoi nga gjykata t’i caktojë afat sa më të shkurtër që pretendimet e tyre do t’i argumentojnë me shkrim.

Pas kësaj, gjykatësi Balaj, aprovoi kërkesën e palëve ndërgjygjëse, ashtu që iu lejua paraqitja e fjalës në formë të shkruar, e cila duhet te paraqitet në afat prej 7 ditësh nga dita e sotme.

Ndryshe, sipas padisë së ushtruar më 7 prill 2022, paditësi Smajl Latifi kërkon nga i padituri Gjergj Gojani që në emër të demit jomaterial për dëmtim të reptuacionit gjatë fushatës zgjedhore, paditësit t’ia kompensojë shumën prej 100 mijë euro.

Në padi thuhet se i padituri Gojani në cilësinë e udhëheqësit të sektorit të Inspektoratit të Arsimit kishte lëshuar një vendim me të cilin (kinse) ka konstatuar shkelje dhe parregullsi dhe shkelje të ligjin në drejtorinë e Arsimit në Rahovec dhe kishte marr vendim ku kishte kërkuar fillimin e procedurës disiplinore dhe shkarkimin e drejtorit të Arsimit, Avni Morina.

Sipas padisë, me të pranuar vendimin paditësi (Smajl Latifi) e ka telefonuar të paditurin (Gjergj Gojani) dhe ka kërkuar të sqarohet në lidhje me përmbajtjen e vendimit sepse sipas tij, i njëjti është i kundërligjshëm.

Tutje, në padi thuhet se pas bisedës ndërmjet paditësit dhe të paditurit i padituri ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë për kanosje.

Sipas padisë, në kohën e paraqitjes së kallëzimit penal nga i padituri ishte fushata zgjedhore dhe ky kallëzim penal i paraqitur nga ana e të paditurit është shpërndarë nga të gjitha gazetat publike, lokale dhe nacionale. Veprimet e tilla e kanë dëmtuar në masë të madhe reputacionin e paditësit.

Më pas, në padi thuhet se Prokuroria në Gjakovë kishte filluar procedurën ku kishte intervistuar paraqitësin e kallëzimit penal Gjergj Gojanin dhe disa dëshmitar ku kishte analizuar provat dhe në fund është bërë hudhja e kallëzimit penal.

Sipas padisë, me hudhjen e kallëzimit penal është vërtetuar se i padituri kishte bërë kallëzim penal me qëllim që të dëmtojë reputacionin e paditësit Smajl Latifi./BetimipërDrejtësi

Të ndërlidhura

14/14 – KH Rahoveci dimëron si kampion me bilanc të qindpërqindtë, “pranverë e zjarrtë”

KH Rahoveci ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor. Bardhekaltërit triumfuan me dhjetë gola dallim ndaj Llapit në udhëtim, 33-43. Me këtë ndeshje mbyllet faza e parë…

Vazhdoni të lexoni...
Edhe Malisheva më shumë banorë se Rahoveci

Janë publikuar tashmë statistikat e fundit të regjistrimit të popullsisë. Nga këto shifra është mësuar se në Rahovec jetojnë veç 41 mijë e 799 banorë. Në anën tjetër, fqinji i…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Kanosje në Rahovec, një i arrestuar

  • December 23, 2024
Kanosje në Rahovec, një i arrestuar

Rryma e dobët shkund siguresat e kafiterisë ikonike “The Doors”

  • December 22, 2024
Rryma e dobët shkund siguresat e kafiterisë ikonike “The Doors”

Toni me formë të jashtëzakonshme, shënon gol sërish

  • December 22, 2024
Toni me formë të jashtëzakonshme, shënon gol sërish

Aksidenti te bjeshka, Rahoveci n’Fokus siguron informacione të tjera brenda QKMF-së

  • December 20, 2024
Aksidenti te bjeshka, Rahoveci n’Fokus siguron informacione të tjera brenda QKMF-së