
Çështja e Hotelit Plaza është një nga ato që pritet të diskutohen ditëve në vijim, për të gjetur zgjidhjen më të mirë shkaku i punimeve në Sheshin Qendror.
Megjithatë, Smajl Latifi ka bërë një gabim. Për këtë diskutim nuk duhej ftuar Petrit Kllokoqi, gastronomi që megjithatë shihet shpesh pranë figurave kyçe të AAK-së, kryesisht të dielave përgjatë ecjeve në Bjeshkët e Dukagjinit.
Latifi, për ta kompletuar këtë diskutim mbase do duhej të ftonte figura të njohura që merren me këtë zeje në komunën tonë, tash e tri-katër dekada.
Po e zëmë, pse mos të formohej një komision gastronomësh të cilin do ta kryesonin Bekim Iska e Mentor Deliu, teksa të njëjtin mund ta përbënin edhe Astrit Hoxha e Habib Hoxha, Leonard Mezini e Naim Dula, njerëz që e njohin pafundësisht këtë fushë e poashtu edhe versionin më të mirë që mund të përdorej te rasti i Hotel Plazës, aset ky tashmë i komunës nga pak muaj më parë e tutje.
Kujtojmë deri më tash e kishte një operator ekonomik, por që autoritetet komunale e kanë marrë përsipër dhe ende nuk dihet se çka do të bëjnë me të./Rahoveci n’Fokus