Tash e sa vjet, Elbunit Kryeziu është në krye të QKMF-së, “Dr. Fahredin Hoti”, por në pozitën e ushtruesit të detyrës.
E si duket, Smajl Latifi e ka bërë këtë lëvizje në koordinim me “fatin”, pra derisa Kryeziu ta mbyllë çështjen e specializimit.
Pra, “i ledhatuari” i Latifit edhe pse s’ka qenë specialist, qëndroi në maje të institucionit më vital.
E tash, duket se gjithçka po qartësohet.
Komuna ka hapur konkurs, e Kryeziu ka specializuar.
Një “koordinim i fatit” ky për të dyja palët, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.
Ajo që është e rëndësishme, Rahoveci n’Fokus do ta monitorojë gjithë procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri, që me gjasë do të jetë “i vjetri”!