Skuadra bashkë me tifozët mposhtën Lirinë dy javë më parë, radha për Vëllaznimin në duelin “jetë a vdekje”

Një skuadër si Rahoveci i duhet me patjetër Ligës së Parë. Andaj, i madh e i vogël pasnesër le të marrë rrugë drejt Kompleksit Sportiv, përkatësisht tek Epopeja.

Skuadra e Liridon Lecit që po lufton me mish e me shpirt për mbijetesë, kësaj radhe ka një kundërshtar që vetëm me tifozë mund ta mposhtë.

Nëse do jemi 12 lojtarë të shtunën nga ora 15:00, atëherë fitorja do të jetë shumëherë më lehtë e arritshme.

Ndihmojeni klubin duke qenë vetëm të pranishëm, asgjë më shumë. Nuk ka as pagesë as kurrgjë. Veç për hir të historisë e dashakëqinjve që synojnë ta gjuajnë Rahovecin në Ligën e Dytë, duhet të merrni rrugë te Kompleksi.

Kujtojmë, çdo dështim të shtunën nënkupton kapitulim, andaj: M.O.S. H.E.Z.I.T.O.N.I. Dy orë që mund të jenë pak për juve, janë jetike për njërën prej skuadrave më të vjetra në vend./Rahoveci n’Fokus

Të ndërlidhura

Edon Cana në ATV: Në 30 vitet e fundit Gjermania punoi kundër NATO-s duke fuqizuar Putinin

Aktualisht udhëheqësi i degës së PDK-së në Rahovec (nuk dihet nëse do të kandidojë për kryetar ose jo), sonte në ATV komentoi situatën në kontinentin e vjetër. Ai hodhi kritika…

Vazhdoni të lexoni...
Tash e 5 vjet drejtoria për Shërbime Publike injoron mbi 40-50 familje të lagjes Edit Durham, s’e vendosë një mur të thjeshtë

Shumë banorë të lagjes Edit Durham këto ditë i janë drejtuar redaksisë sonë, për t’u ankuar rreth injorimit që kanë marrë nga ana e Drejtorisë për Shërbime Publike, tash e…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

  • April 17, 2025
Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

  • April 17, 2025
Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

  • April 15, 2025
Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”

  • April 14, 2025
UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”