
Telashe me temperaturat në shkollën e mesme “Xhelal Hajda-Toni”, por dhe jo vetëm.
Kjo po ndodh edhe në atë “Gëzim Hamza”. Ditëve të fundit kemi pasur goxha mesazhe për probleme me mungesën e ngrohjes në gjimnaz fillimisht, e sonte na erdhi edhe një mesazh për në atë filloren “Gëzim Hamza-Piktori”.
Është interesant fakti se, siç na është thënë nga disa prej burimeve brenda gjimnazit, kështu nuk ka ndodhur ditën kur kishte shkuar për vizitë kryetari i komunës.
Vetëm atë ditë ishin lëshuar ngrohëset, ndërsa ditëve tjera nuk punojnë. Madje, nxënësve u është thënë t’i marrin me vete, ata që kanë mundësi.
Po ndoshta është edhe e kuptueshme. Po t’i interesonte kryetarit Latifi çështja e Arsimit, mbase do ta shkarkonte Morinën që veçse është i dënuar me burg.