Shoferi 24-vjeçar nga Kosova e godet për vdekje një 57-vjeçar në rrugën Milot-Morinë, arrestohet

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Viktima, një burrë 57-vjeçar me inicialet P.B., banues në Mirditë, u godit nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën.

Policia Rrugore ka bërë të ditur se e ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin J.S., 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja ka ndodhur në territorin e Bashkisë së Mirditës, ku automjeti i drejtuar nga 24-vjeçari e ka përplasur për vdekje këmbësorin P.B., i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Materialet procedurale në lidhje me këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

 

Të ndërlidhura

Ankohet organizata “Dylberizëm”, dënohet me 4500€ Lista për Familjen

Organizata joqeveritare “Dylberizëm” ka njoftuar për një vendim të PZAP-it. Më saktë, kjo organizatë ka treguar se PZAP e ka dënuar me 4.500 euro subjektin Koalicioni për Familjen për shkak…

Vazhdoni të lexoni...
Nga janari pagat dalin me rritje, por pse s’u trajtuan dilemat ligjore?

Në fund të muajit tetor, Qeveria e Kosovës mori vendim për rritje të pagave në sektorin publik. Kjo rritje u njoftua që do të bëhet me dy faza dhe faza…

Vazhdoni të lexoni...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund t'ju kenë ikur

Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

  • April 17, 2025
Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

  • April 17, 2025
Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

  • April 15, 2025
Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”

  • April 14, 2025
UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”