Shkoi në “zero” dhe hapi 6 dritare përballë fqinjit, s’e respekton vendimin e inspektorit Zeka, këtij s’i bëhet vonë hiç

Një rast sa i çuditshëm aq edhe interesant ka ndodhur në Rahovec. Një ndërtues i shtëpisë, ka hapur gjashtë dritare në drejtim të fqinjit, anise ligji e thotë qartë që duhet të largohesh dy metra nga vija ndarëse mes dy parcelave për t’i hapur dritaret.

Në adresë të redaksisë sonë ka ardhur një ankesë e qytetarit që tashmë ka dërguar shkresë edhe në drejtorinë e Inspekcionit, por që inspektori nuk është se po mendon shumë për këtë çështje.

Fillimisht, duhet qartësuar, në fotografinë që po e shihni më poshtë, inspektori i Ndërtimit, Gëzim Zeka jep urdhër që dritaret të mbyllen me efekt të menjëhershëm, vendim ky që mban datën 1 gusht 2024, paramendoni gati 100 ditë më parë.

Duke parë neglizhencën e autoriteteve, parashtruesi i kërkesës ka shkuar sërish në komunë, gjegjësisht në drejtorinë përkatëse.

Ai mori edhe një dokument, që figuron të jetë i datës 3 tetor 2024, përkatësisht dokumenti me numër protokolli 3132.

Gjithashtu, edhe në këtë vendim të protokolluar, inspektori Zeka thotë se dritaret duhet të mbyllen menjëherë.

Pala tjetër, personi që ka ndërtuar shtëpinë dhe ka lënë të hapura dritaret, ka shkruar në vendimin e datës së 1 gushtit se do t’i mbyll.

Megjithatë, sipas ankuesit kjo gjë nuk ka ndodhur edhe më tutje.

Rahovecit n’Fokus i është bërë e ditur se çështja shumë shpejt pritet të shkojë edhe në gjykatë, teksa ajo që vlen për t’u theksuar është neglizhenca e Inspekcionit për ta mbyllur çështjen sa më parë e më pastër të jetë e mundshme.

Për hir të korrektësisë e etikës gazetareske, ne dërguam pyetje në postën zyrtare të drejtoreshës për Punët Inspektuese, Nora Boshnjaku, por që deri në momentin e publikimit nuk kemi marrë përgjigje./Rahoveci n’Fokus

 

  • Të ndërlidhura

    Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

    Çështja e Hotelit Plaza është një nga ato që pritet të diskutohen ditëve në vijim, për të gjetur zgjidhjen më të mirë shkaku i punimeve në Sheshin Qendror. Megjithatë, Smajl…

    Vazhdoni të lexoni...
    UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”

    Organizimi i ndeshjeve ndërkombëtare nuk është asnjëherë i lehtë. Përderisa autoritetet komunale dhanë “zor” e publikuan fotografi për nikoqirllëkun e sfidës “Shqipëri – Danimarkë” në futsall, dikush pati edhe kritika….

    Vazhdoni të lexoni...

    Mund t'ju kenë ikur

    Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

    • April 17, 2025
    Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

    Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

    • April 17, 2025
    Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

    Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

    • April 15, 2025
    Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

    UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”

    • April 14, 2025
    UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”