Grapeland i qindpërqindtë pas fazës së parë.
Skuadra nga “Mizahir Isma” ka mposhtur Kekun në kuadër të javës së fundit të fazës së parë, për të kryesuar e vetme në renditje, përcjell Rahoveci n’Fokus.
Kjo është një dëshmi e qartë se klubi e ka marrë seriozisht historinë, pasi nëse ia del të inkuadrohet në elitë dy vjet pas themelimit, do të ishte statisfakcion prej vërteti.
Duhet thënë se në këtë ndeshje ra në sy Hadis Durguti, që përkundër faktit se hyri nga banka rezervë, ia doli të realizojë tri treshe tejet të rëndësishme, ndërkaq kontribuoi edhe me topa të vjedhur.