
Shkuan e mund të dilnin me tri pikë, por e marrin një, të madhe gjithsesi.
Rahoveci ka dalë kokëlartë nga “Riza Lushta” përballë njërit prej pretendentëve për inkuadrim, Trepçës’89.
Dueli përfundoi 0-0, teksa me këtë pikë i afrohemi në vetëm gjashtë Istogut, me të cilin kemi edhe një ndeshje për ta zhvilluar.
Xhiron e ardhshme e presim Lirinë te Kompleksi Sportiv, andaj të gjithë duhet të mblidhemi bashkë për ta mbështetur ekipin./Rahoveci n’Fokus