
KH Rahoveci ka vazhduar me formën brilante.
Djelmoshat e Culës kanë regjistruar edhe triumfin e radhës, kësaj radhe në Ferizaj.
Bardhekaltërit nga “Mizahir Isma” që nga minuta e parë ishin më të mirë, duke mos e kontestuar asnjëherë fitoren.
Granit Kadiri ishte më i dalluari në këtë ndeshje, duke realizuar plot dhjetë herë.
Për Kastriotin ndërkaq kjo ishte disfata e pestë këtë sezon, ku në tri raste ka humbur pikërisht nga kampioni aktual.
Kanë mbetur edhe tre xhiro deri në përfundim të fazës së tretë, përkatësisht dhjetë sosh deri në fund dhe Rahoveci nuk e ka ndërmend të ndalet.