Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një informatë të pranuar për mbajtje të paautorizuar të armëve nga një person i dyshuar.

Më 15.04.2025, në bazë të autorizimeve përkatëse dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarit SH. B., në fshatin Guri i Kuq-Rahovec.

Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar:

 Një armë e gjatë – pushkë automatike
 Një karikator dhe
 82 copë fishekë

Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorin kompetent, është iniciuar rast penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.”, thuhet në raportin e policisë dërguar medieve.

Të ndërlidhura

Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

Hyrja e Grapeland padyshim se ka rritur entuziazmin e tifozëve të vjetër e të rinj të basketbollit në vendin tonë. Të gjithë ende kujtojnë me nostalgji kohën kur salla mbushej…

Vazhdoni të lexoni...
KONKURS për 10 agjentë thirrjesh në “Boost”, mundësi fantastike për të rinjtë rahovecas

BOOST vijon rritjen e stafit. Kësaj radhe synimi është investimi në vendlindje dhe rritje e numrit të të punësuarve në Rahovec. Kjo kompani kërkon 10 (dhjetë) agjentë të tjerë thirrjesh….

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

  • April 17, 2025
Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

  • April 17, 2025
Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

  • April 15, 2025
Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”

  • April 14, 2025
UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”