
Prijësi i koalicionit Lista për Familjen, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica kanë regjistruar paraqitje emblematike sonte në Debat Plus.
Vetë Rrahmani tregoi se si kjo Listë po mirëpritet fuqimisht në nivel vendi, teksa lëvdatat nuk po ndalen për dyshen që refuzoi qëndrimin në VV dhe një ambient tejet të sigurtë politik, për bindjet e tyre në mbrojtje të familjes.
Pra, ky rrezik i tyre për të hyrë në zgjedhje të vetëm, e ku pastaj në iniciativë gjetën mbështetjen edhe të PD-së e AKR-së, nuk do të hyjë më 9 shkurt veç për turizëm.
Duhet thënë që në Rahovec kjo listë po pritet me entuziazëm, pasi nuk janë të pakët votuesit, përkatësisht besimtarë të thekur që do t’ia besojnë votën këtij grupimi politik.