Është mbyllur para pak çastesh sfida mes Trepçës dhe Rahovecit.
Skuadra bardhekaltër është mposhtur 4-1, për të mbetur në kuotën e gjashtë pikëve, përcjell Rahoveci n’Fokus.
Lajmi i mirë është që konkurrenti ynë për mbijetesë, Istogu ka humbur si vendas nga Drenica.
Kësisoj, dallimi mes nesh dhe atyre është pesë pikë, ndërsa duhet thënë që në xhiron e 18, përkatësisht të fundit të fazës së dytë, vie në kompleksin sportiv, ku deri atëherë me siguri se KF Rahoveci do të jetë përforcuar.