
Ndriçimi publik është një problem kyç në komunën tonë.
Përkundër faktit se kryetari Smajl Latifi tentoi ta manipulojë gazetaren e Klan Kosovës duke thënë se Rahoveci qëndron 100% sa i përket kësaj problematike, ajo ia tregoi ankesat e shumta të qytetarëve në Fol me Arin, prodhim i televizionit nacional.
Madje, jo vetëm kaq. Ajo ia precizoi edhe rrugët ku është vendosur theksi, e këtu më pas Latifi zihet ngushtë, duke mos ditur as se si të përgjigjet.
Fillimisht tha se ndriçim nuk ka vetëm në rrugët e ngushta, më pas doli që ka në dy segmente në Xërxë, pastaj në Hoqë të Vogël, teksa fare në fund kujtojmë postimet e Rahoveci n’Fokus lidhur me lagjet e shumta që s’kanë fare ndriçim.