Lëvizja Vetëvendosje ka larguar nga komisionet parlamentare ish-deputetët e grupit të tyre, Eman Rrahmanin, Visar Korenicën dhe Drita Millakun të cilët me vite nuk lejuan kalimin e Kodit Civil që lejon martesat e gjinive të njëjta (LGBT).
Kryeparlamentari Glauk Konjufca gjatë seancës së sotme ka përmendur emrat e rinj që zëvendësohen në komision.
Shqipe Metaj në vend të Eman Rrahmanit, Komisioni për buxhet.
Besim Muzaqi në vend të Visar Korenicës, Komisioni për financave publike.
Jetmire Vrenezi, Komisoni për të drejtat e njeriut, në vend Drita Millakut, dhe Milazim Salijaj – Komisionit për të drejtat e komuniteve – Drita Millaku.
Deputetët në fjalë si Eman Rrahmani dhe Visar Korenica janë larguar nga VV për të’u bashkangjitur Koalicionit për Familje./Indeksonline