Kurti e pranoi Marrëveshjen e Ohrit, Gërvalla thotë se dialogu me Lajcak s’pati rezultatet e dëshiruara

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, ka folur sot për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka kritikuar emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, se dialogu i drejtuar nga ai s’ka sjellë rezultatet e dëshiruara apo të premtuara.

Ndërkohë që zëvendëskryeministrja Gërvalla jep një deklaratë dhe vlerësim të tillë negative për punën e Lajcak, Bashkimi Evropian e konsideron si ligjërisht obligative marrëveshjen Bruksel-Ohër të ndërmjetësuar pikërisht nga Lajcak, marrëveshje e cila tashmë është kusht në rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Madje kryeministri Kurti kërkon me ngulm nënshkrimin e asaj marrëveshje të ndërmjetësuar nga emisari sllovak, ndonëse kryediplomatja Gërvalla konsideron se puna e tij s’ka pasur rezultatet e dëshiruara.

“Dialogu i drejtuar nga Lajcak nuk ka sjell rezultatet e dëshiruara apo të premtuara. Shpresojmë shumë që Komisioni i ardhshëm të fillojë punën sa më shpejt që të shohim se cilat janë mundësitë që do të ofrojë procesi i dialogut”, ka thënë Gërvalla.

Të ndërlidhura

Ankohet organizata “Dylberizëm”, dënohet me 4500€ Lista për Familjen

Organizata joqeveritare “Dylberizëm” ka njoftuar për një vendim të PZAP-it. Më saktë, kjo organizatë ka treguar se PZAP e ka dënuar me 4.500 euro subjektin Koalicioni për Familjen për shkak…

Vazhdoni të lexoni...
Nga janari pagat dalin me rritje, por pse s’u trajtuan dilemat ligjore?

Në fund të muajit tetor, Qeveria e Kosovës mori vendim për rritje të pagave në sektorin publik. Kjo rritje u njoftua që do të bëhet me dy faza dhe faza…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

  • April 17, 2025
Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

  • April 17, 2025
Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

  • April 15, 2025
Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”

  • April 14, 2025
UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”