Banorët e lagjes që përfshin njërin segment të rrugës “Avdullah Bugari”, përmes redaksisë sonë kanë kërkuae angazhimin e autoriteteve për vendosjen e pengesës, përkatësisht “policit të vdekur”.
Shkak për këtë duket të jetë shpejtësia e madhe e veturave që kalojnë këtupari.
“Ngasin si të çmendur. Polici i vdekur është e vetmja zgjidhje para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi”, tha një banor në kushte anonimiteti për Rahoveci n’Fokus.
Redaksia jonë u bëm thirrje të gjitha instancave relevante që t’i shqyrtojnë mundësitë për një gjë të tillë.