Ali Morina, shefi i kabinetit të kryetarit Latifi, ka liruar detyrën një vit para fundit të mandatit.
Këtë njoftim ai e dha në profilin e tij në Facebook, ku tha që të njëjtën po e bën për arsye familjare.
Ali Morina është figurë e njohur politike në Komunën e Rahovecit. Mandatin e kaluar ai ishte prej anëtarëve më aktivë të Kuvendit Komunal, poashtu ai ishte kandidat për asamble edhe në zgjedhjet e vitit 2021 ku u zgjodh edhe ndër asamblistët më të votuar ndonjëherë në Komunën tonë me plot 642 vota.
Prej kur mori detyrën si shef i kabinetit të kryetarit Latifi, Ali Morina vlerësohet prej bashkëpunëtorëve si punëtor i madh, i përkushtuar dhe i pandalshëm në punë dhe në proceset tjera në shërbim të banorëve të komunës sonë.
Për të shkroi edhe kryetari i komunës ku i dha vlerësimet e tij: Aliu ka qenë një bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm dhe një mbshtetje e madhe për mua dhe për të gjithë personelin komunal. Përkushtimi i tij në punë ka qenë shembullor, duke sjellë gjithmonë qetësi, profesionalizëm dhe përkushtim në secilin detaj. Nuk dha më shumë informata se ku do të vazhdojë të veprojë në të ardhmen, por sidoqoftë, i urojmë suksese!