
11 pikë tashmë është dallimi mes Rahovecit dhe Istogut, skuadër kjo që pak vite më parë na pat gjuajtur në Ligën e Dytë në ndeshjen e barazhit.
Troftat kanë fituar të ashtuquajturin derbi ndaj Rilindjes, ani pse veç derbi nuk ishte. Në një situatë tjetër do të ishte duel i zjarrtë, por jo edhe tash kur të kaltërit nga “Demush Mavraj” kishin nevojë për arkëtim pikësh.
Gjithsesi, të dyja skuadrat do të ndeshen edhe njëherë mes vete në fazën e fundit.
Rahoveci xhiron e ardhshme do të jetë mysafir i Vëllaznimit në Gjakovë, kurse Istogu nikoqir i Lirisë. Rilindja 1974 ndërkaq e pret Trepçën në Vitomiricë.