
Hyrja e Grapeland padyshim se ka rritur entuziazmin e tifozëve të vjetër e të rinj të basketbollit në vendin tonë.
Të gjithë ende kujtojnë me nostalgji kohën kur salla mbushej plot e Rahoveci përmendej për të mirë në Kosovë, falë atmosferës që pat kulmuar me organizimin e Final 8 në vitin pandemik.
Por, duket se kjo atmosferë do të rikthehet sërish në skenë, në veçanti pas hyrjes historike të skuadrës që vetëm dy vjet më parë u themelua, Grapeland.
Nuk duam të rikthehemi tek rrugëtimi i tyre fantastik, porse entuziazmi që ka kapluar tifozët ka thumbuar pak kujtesën e atyre që në të kaluarën kanë shëtitur tutat sportive brenda palestrës ikonike.
Stanback, Nwankwo e Jackson në përgjigjet e tyre në rrjetet sociale, ku nuk mungoi as urimi për inkuadrim në elitë, nuk e kanë përjashtuar rikthimin në qytetin që ata e quanin: të qetë e me njerëz të dashur.
Gjithsesi, ishte vetë kreu i Grapeland, Indrit Krasniqi që në një intervistë dhënë Asistit konfirmoi punën që pritet ta bëjnë gjatë verës, në atë mënyrë që të krijohet një ekip solid, konkurrues por që ia del të mbijetojë, e më pas do të punohet për diçka më shumë./Rahoveci n’Fokus