
Figura të njohura e të larta të PDK-së janë parë gjatë ditës në qytet.
Emra si Sami Lushtaku e Fadil Nora kanë zbarkuar në komunën tonë, të paktën për një vizitë rutinore.
Megjithatë, redaksia e Rahoveci n’Fokus merr vesh se nuk ishte edhe aq rutinore.
Nga qendra i kanë thënë Fokusit që “figurat e larta” kanë shkuar me mision në qytetin dukagjinas.
E gjitha duket të ketë qenë për një arsye të vetme: zarfin me emër të kandidatit për kryetar.
Përkundër tentimeve për të mësuar se kush është ky emër, Rahoveci n’Fokus nuk arriti ta bëjë një gjë të tillë.
Gjithsesi, ditëve në vijim pritet të konfirmohet gjithçka rreth asaj se kush do të jetë kundërkandidat i Smajl Latifit nga radhët e PDK-së, Idriz Vehapi apo Edon Cana?!