
Jeton Haxhimustafa ka regjistruar një shifër fenomenale të votave nëse kemi parasysh faktin që hyri vonë në Koalicionin për Familje dhe kohën e pakët për fushatë.
Ai, përkundër se ishte i pozicionuar i 19-ti në listë, ia doli të arkëtojë 1960 vota.
Madje, Haxhimustafa mori vota më shumë se edhe Mërgim Mavraj që regjistroi një shifër prej 1806 vota, ani se ky i fundit ishte pak më lart në ranglistë.
Një rezultat ky tejet i kënaqshëm për Haxhimustafën që me shumë gjasë do të përgatitet për asamble komunale në zgjedhjet e tetorit.