
Grapeland e ka seriozisht çështjen e inkuadrimit në elitën kosovare të basketbollit.
Një ditë para finales së parë ndaj Kekut, skuadra nga “Mizahir Isma” ka konfirmuar marrëveshjen me Albin Berishën.
“Shkurt, pastër, pa gabime”, ishte përshkrimi që ia vendosi klubi përkrah fotografisë së lojtarit.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë, teksa kujtojmë se dueli i parë i serisë finale luhet nesër nga ora 17:00 në Rahovec.