
Grapeland ka fituar kupën e Ligës së Parë në basketbollin kosovar.
Është ky trofeu i parë për sivjet, e që pritet t’i paraprijë inkuadrimit historik në Superligë, dy vjet pas themelimit si klub.
Djelmoshat e Bujar Locit triumfuan bindshëm 83-62, për të shtuar një tjetër trofe në sirtarin e tyre.
Triumfi këtu tregon qartë se ekipi mbetet favorit për ta fituar edhe Play-Offin e këtij niveli, që fillon menjëherë pas përfundimit të kampionatit të rregullt.