Bejtullah Deliu vijon ta ketë derën e hapur te familja e nderuar Qeska.
I zoti i shtëpisë, Xhemajliu bashkë me të vëllanë Nuredinin në kullën e ish-kryetarit tashmë të ndjerë, mirëpritën Deliun me bashkëpunëtorët partiakë, e ku u veçua Mërgim Lushtaku.
I pranishëm ishte edhe pasardhësi i kryetarit Qeska në kolltukun e të parit të Rahovecit, Idriz Vehapi.
Mërgim Lushtaku, që në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon me numrin 100, falënderoi ndërmjetësuesin Deliu për vizitën te familja Qeska, me ç’rast çmoi kënaqësinë e të qenurit në vendin ku rrinte një nga njerëzit më të respektuar të PDK-së në nivel vendi.
Kujtojmë, sot e kësaj dite Qazim Qeska llogaritet si një prej kryetarëve më të mirë e më të kulturuar ndonjëherë, teksa veç ideja e Lushtakut për të kthyer kokën kah kjo familje, për rahovecianët do të thotë shumë.
Kujtojmë Qeska vdiq më 24 shkurt të vitit 2024, duke lënë boshllëk të pa të dytë me mungesën e tij tek familja e bashkëpunëtorët, por edhe krenarinë se pasardhës apo kolegë të kujt ishin. /Rahoveci n’Fokus