Janë publikuar tashmë statistikat e fundit të regjistrimit të popullsisë.
Nga këto shifra është mësuar se në Rahovec jetojnë veç 41 mijë e 799 banorë.
Në anën tjetër, fqinji i parë, Malisheva, tani ka dy mijë banorë më shumë se ne.
Shumë respekt për Malishevën, por duam të vëmë në pah rënien e madhe që kishim përgjatë 13 viteve.
Sipas këtyre numrave, i bie që pas dhjetë vitesh kur do të jetë edhe regjistrimi i ardhshëm të shënojmë më pak se 30 mijë banorë.