E kukushme! Drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina dënohet me 8 muaj burg

Gjykata Themelore Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Avni Morinës, lidhur me akuzën se në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Rahovec, ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Aktgjykimi ndaj akuzuarit Morina u shpall mërkurën, nga kryetari i trupit gjykues Ilir Rashkaj, raportonBetimi përDrejtësi”.

Krahas dënimit me 8 muaj burgim, Morinës iu shqiptua dënimi plotësues- ndalimi i ushtrimit funksioneve administratën publike ose shërbim publik afat prej 3 viteve nga dita kur ky aktgjykim bëhet i plotfuqishëm.

I akuzuari u obligua emër shpenzimeve procedurës gjyqësore dhe atë paushallit gjyqësor, paguajë shumën prej 100 euro, si dhe 50 euro tjera emër kompensimit viktimave krimit, afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Ndërsa e dëmtuara Xhevahire Hajda për realizimin e kërkesës pasurore-juridike u udhëzua kontest rregullt civil.

Ndryshe, sipas aktakuzës, Avni Morina akuzohej se nga muaji janar-qershor të vitit 2021, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Rahovec, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarës Xhevahire Hajda, dhe buxhetit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që i njëjti në zyrën e tij, iu ka mundësuar Refki Kryeziut-profesor në lëndën e Edukatës Fizike në SHMTP “Selajdin Mullabazi” në Rahovec dhe të dëmtuarës së lartcekur që të nënshkruajnë një marrëveshje-deklaratë të përbashkët, të njëjtën e vërteton me vulë zyrtare.

Sipas aktakuzës, nga kjo marrëveshje ka përfituar Refki Kryeziu që të marrë pagën e plotë mujore janar-qershor, pa dalë fare në punë, po ashtu dhe shtesat për COVID-19 në shumë prej 100 euro çdo muaj. Gjatë kësaj kohe sipas kësaj marrëveshje, e dëmtuara Xhevahire Hajda, e kishte zëvendësuar të njëjtin pa përfillur procedurat ligjore për rekrutim, ashtu që pa kontratë i ka mbajtur 26 orë mësimore, duke mos figuruar fare në listën e pagave dhe për muajt janar-shkurt, nuk paguhet fare.

Në aktakuzë thuhet se e dëmtuara nga muaji mars-qershor ishte paguar në mënyrë private nga profesori Refki Kryeziu.

Për këto, i pandehuri Avni Morina akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi i parë i Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Të ndërlidhura

Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

Çështja e Hotelit Plaza është një nga ato që pritet të diskutohen ditëve në vijim, për të gjetur zgjidhjen më të mirë shkaku i punimeve në Sheshin Qendror. Megjithatë, Smajl…

Vazhdoni të lexoni...
UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”

Organizimi i ndeshjeve ndërkombëtare nuk është asnjëherë i lehtë. Përderisa autoritetet komunale dhanë “zor” e publikuan fotografi për nikoqirllëkun e sfidës “Shqipëri – Danimarkë” në futsall, dikush pati edhe kritika….

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

  • April 17, 2025
Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

  • April 17, 2025
Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

  • April 15, 2025
Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”

  • April 14, 2025
UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”