
Durim Gashi është treguar shumë i ashpër ndaj kryesisë së ish klubit të tij, KF Rahovecit.
Përmes hapësirës për komente në faqen Rahoveci n’Fokus, Gashi ka hedhur kritika ndaj udhëheqësisë, duke thënë se nuk po menaxhojnë mirë.
Madje, ish lojtari i Ballkanit dhe Prishtinës ka treguar arsyen, me ç’rast pretendoi se klubi ka injoruar futbollistët e komunës sonë.
Komenti u pëlqye nga shumë lexues, por duhet rikujtuar me patjetër faktin se klubi është në pronësi private dhe tentimi për të ndryshuar hierarkinë është dhe do të jetë i kotë.