
Jeton Haxhimustafa nga Rahoveci është kandidat i Listës për Familjen për deputet.
Në Rahovec është mirëpritur kandidimi i tij, pasi të rinjtë deri më tani kanë refuzuar kyçjen në politikë, gjë kjo aspak e mirë.
Por se Haxhimustafa s’ka veç bagazh moral mbi supe por ka edhe një të tillë profesional, e shihni më poshtë:
Jeton Haxhimustafa ka lindur më 26 shtator 1993 në Fürth të Gjermanisë, ku jetoi deri në moshën 7-vjeçare. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ai dhe familja e tij u zhvendosën në Rahovec, ku filloi hapat e para në arsim.
Në vitin 2018, përfundoi studimet master në fushën e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, ku u shqua si një nga studentët e dalluar, duke fituar disa bursa. Ndër to ishte edhe bursa e programit gjerman “Internship Program of German Business” më 2017, që i mundësoi përvojën e parë ndërkombëtare profesionale në fushën e arkitekturës.
Jetoni është themelues dhe drejtues i kompanisë HArchitecture, e cila që nga viti 2018 ka realizuar projekte të shumta, duke kontribuar në zhvillimin e arkitekturës bashkëkohore, si në nivel lokal, ashtu edhe ndërkombëtar.
Pavarësisht qëndrimeve të tij apolitike deri më tani, Jetoni është angazhuar si një zë kritik për çështje të rëndësishme në interes të qytetarëve, duke ofruar zgjidhje profesionale dhe vizione për përmirësimin e jetës në vend.
Ai synon të kontribuojë me ide konkrete për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e arsimit dhe krijimin e mundësive më të mira për familjet kosovare. Me përkushtimin e tij profesional dhe etik, ai kërkon të jetë një përfaqësues i denjë për qytetarët.
#koalicioniperfamiljen 💪👨👩👧👦#mbrojefamiljen 👨👩👧#tasheshtekoha