
Ditë më parë bëri bujë në qytet arritja e marrëveshjes mes Dinamos dhe Myrtezan Dulës.
Ky i fundit mori në dorë frerët e shkollës dhe ka synime të bëjë gjëra të mëdha.
Këtë e beson edhe Bylbyl Sokoli, që iu bashkëngjit komentuesve të tjerë rreth emërimit të tij në krye të dinamovitëve verdhezinj.
”Ide e qëlluar që Myrtezani ta drejtojë Dinamon”, shkroi ndër tjerash ai.