Besa e Kastrioti s’përforcohen, pak konkurrencë për Rahovecin në pjesën kryesore të sezonit

KH Besa e KH Kastrioti, dy nga skuadrat që pritej t’i bënin konkurrencë Rahovecit në garën për titull, nuk kanë shënuar lëvizje në merkato.

Afati për transferimin e lojtarëve u mbyllë me datën 16, pra vetëm tre ditë më parë, ndërsa sipas njoftimit të federatës ekipet kryesore s’kanë bërë përparime, hiq klubin nga Mizahir Isma.

Ardhja e Ardit Tafilajt nga Karagaçi në qytetin tonë u pa si lëvizje e zgjuar, duke kompensuar kështu në mënyrën më të mirë të mundshme hapësirën e krijuar pas largimit të maqedonasit, Stefan Atanasovski.

Kujtojmë me këtë të fundit KH Rahoveci ndërpreu bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Veç tij, nga Rahoveci u largua edhe Goran Andonoski, teksa vendin e tij e zuri Leonard Cula, nën urdhrat e të cilit pritet rrugëtimi drejt tre trofeve.

Duhet thënë, përveç garave evropiane, Rahoveci shkëlqeu në ato vendore, duke qenë i qindpërqindtë në 14 ndeshjet e pjesës së parë të sezonit. /Rahoveci n’Fokus

Të ndërlidhura

Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

Hyrja e Grapeland padyshim se ka rritur entuziazmin e tifozëve të vjetër e të rinj të basketbollit në vendin tonë. Të gjithë ende kujtojnë me nostalgji kohën kur salla mbushej…

Vazhdoni të lexoni...
Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një informatë të pranuar për mbajtje të…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

  • April 17, 2025
Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

  • April 17, 2025
Smajl Latifi injoron gastronomët vendas, thërret Petrit Kllokoqin për çështjen e Hotel Plazës

Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

  • April 15, 2025
Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”

  • April 14, 2025
UEFA me ‘vërejtje’ për autoritetet komunale, shkak mosmirëmbajtja e parketit në “Mizahir Isma”