Kemi thënë vazhdimisht që do t’i promovojmë njerëzit që mësojnë e arrijnë rezultate.
Kësaj radhe kemi vendosur të shkruajmë për Amelia Hoxhën, nxënësen e klasës së tetë të ShFMU “Isa Boletini” në Rahovec.
Sipas njoftimit të shkollës, ajo reprezentoi shkollën gjegjëse në garat komunale duke treguar rezultat të shkëlqyer, kjo edhe falë punës së arsimtares Valbonë Shala, me ç’rast Amelia do ta përfaqësojë Rahovecin në Olimpiadën Republikane të Matematikës.
Shumë suksese përfaqësueses sonë!