
Zakonisht kur një kryetar nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi apo memorandume, në një moment ia del edhe të buzëqeshë.
Por kështu nuk po ndodhë me atë të komunës së Rahovecin, Smajl Latifin.
Ky i fundit, pas dështimit në zgjedhjet qendrore, duke u pozicionuar i treti në Rahovec, duket se ka filluar seriozisht të frikësohet për në tetor. Gjë kjo edhe normale, besojmë!
Siç edhe mund ta shihni në foton e mëposhtme, Latifi duket tejet në humor të keq, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tash e tutje.