
Halid Zllanoga, i njohur me emrin artistik si “Halid Nova” ka publikuar projektin e ri.
Totalisht, i ndërthurur me ëndje e dashuri, ashtu siç e kërkon edhe vetë stina e dimrit, Zllanoga ka shkëlqyer në secilin drejtim.
Jo më kot, ka marrë menjëherë ftesë edhe nga mediet nacionale.
Këtyre të fundit u ka rënë në sy paraqitja mbresëlënëse e artistit në ardhje, teksa shifrat në Youtube tregojnë potencial për rritje eksponenciale në një të ardhme të afërt.
Projekti titullohet: “Kurrë mo”, e të cilin mund ta ndiqni më poshtë: