
Policia e Kosovës, përkundër angazhimit maksimal nuk ka arritur ta identifikojë personin që kreu vjedhjen e rëndë në Xhaminë e Kasumit me datën 7 të muajit dhjetor të vitit që lamë pas.
Duke parë nevojën operative për reagim të shpejtë, institucionet relevante, përkatësisht policia nga rajoni i Gjakovës, me leje të gjykatës ka publikuar fotografinë e të dyshuarit.
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, nëse kanë ndonjë informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e publikuar, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor, apo përmes numrave të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.