
Është arrestuar një rahovecian si shkak i dhunës në familje.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Sipas të njëjtit raport, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, shkroi ndër tjerash ai.