Rahoveci n’Fokus para pak çastesh publikoi një artikull duke pyetur autoritetet gjegjëse rreth ndonjë organizimi potencial në prag të fundvitit, duke parë dhe faktin se tashmë të gjitha komunat e kanë bërë.
Nuk shkoi shumë dhe erdhi reagimi i DJ Amirit që potencoi se ofron punën e tij në këmbim të zero eurove vetëm e vetëm që të bëhet pak atmosferë.
Kujtojmë, që nga e shtuna e kaluar, rruga “Xhevat Kasapi” është asfaltuar, aty ku me pak angazhim kthehet në ambient feste.
Duhet thënë që në të gjitha rrjetet sociale publikohen fotografi të bashkëvendasve tanë që shkojnë shpenzojnë para në Prizren e Gjakovë.