Kushdo që mendon se Visar Korenica nuk qëndron mirë elektoralisht në komunë, e ka shumë gabim.
Njerëzit shohin, njerëzit mbajnë mend konsistencën e tij Kuvend, investimet milionëshe të sjellura në qytet, për më tepër mbrojtjen e institucionit të familjes.
Aktualisht, Korenica po qëndron në Itali, atje ku po merr pjesë në një organizim të madh në Apenine, të udhëhequr nga kryeministrja italiane, Meloni që njihet për qëndrimet e saj në mbrojtje të familjes tradicionale.
Në anën tjetër, bashkëvendasit e tij dhe ekipi që po punon maksimalisht ka filluar me fushatën e ashtuquajtur #4KpërVisarin. Pra, sipas rahovecianëve, shifra prej 4000 votave është tejet e arritshme, pasi nënkupton çerekun e votuesve sa pritet të dalin, rreth 20000.
Këtu pritet të përfitojë edhe Jeton Haxhimustafa, që shihet si krahu i djathtë i Visarit.
E të dy bashkë pritet ta kapitalizojnë mungesën e një kandidati të fortë të VV-së, pasi Bylbyl Sokoli e ka të përqendruar elektoratin jashtë qytetit e komunës.