Rahoveci nesër do të synojë histori, ani se nuk do të ketë punë aspak të lehtë, në veçanti në letër.
Kjo pasi, do të ndeshet me ekipin favorit për të triumfuar në komplet garën e madhe në kontinentin e vjetër, Minaur Baia Mare.
Se kështu qëndrojnë gjasat e vërteton edhe koeficienti që bastoret kanë rezervuar për fitoren e KH Rahovecit.
5.00 euro është kuota për të triumfuar Rahoveci, kundrejt 1.5 të ekipit mysafir.
Gjithsesi, mbështetja e kulturar e tifozëve nuk do të mungojë, ndërsa institucionet e sigurisë janë angazhuar për mbarëvajtje sa më të mirë, pasi e dinë që nuk do të ketë as ekses më të vogël.
Rahoveci dhe qytetarët, edhe në të kaluarën e kanë dëshmuar kulturën e lartë të të përkrahurit, kur pavarësisht çfarë ndodhte brenda vijave kufizuese, skuadra mysafire duartrokitej.