Pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha në qytetin tonë viteve të fundit.
Se ardhja e Bedri Hamzës në kryeqytetin e Bujqësisë po pritet me entuziazëm e tregon edhe ky fakt i rëndësishëm: vetëm në një sondazh të portalit tonë, të inicuar dje pasdite, votuan saktësisht 500 persona, ku 290 treguan se do të jenë në Unum Events gjatë së enjtes mbrëma.
Hamza, pritet ta shpalosë planprogramin e tij, ndërsa me të PDK synon të rikthehet çdoherë e më e fortë në komunë, por dhe jo vetëm, pasi synimi i vërtetë është përgatitja për zgjedhjet lokale që mbahen vjeshtën e vitit të ardhshëm.