2.7 C
Orahovac
E diel, 14 Dhjetor, 2025

Bëhet hit në Kuvend tenderi gati 1-milionësh që burri i deputetes së AAK-së e mori në Rahovec

Javë më parë, Rahoveci n’Fokus transmetoi raportimet e Insajderit, lidhur me një tender gati 1-milionësh që në Rahovec e mori firma ku bashkëpronar është bashkëshorti i Albana Bytyqit, deputetes së AAK-së.

Kjo u bë hit në Kuvend gjatë ditës së sotme, kur deputetes së AAK-së, që paraprakisht vendosi një pankartë, dikush tjetër ia ktheu me monedhën e njëjtë.

“Albana Bytyqi, 1 milion euro nga Komuna e Rahovecit AAK”, thuhet mes tjerash në pankartë.

Kujtojmë, ndaj kreut të komunës, Smajl Latifi vazhdimisht ka pasur kritika rreth ndarjes së tenderëve për kompanitë jashtë qytetit të Rahovecit.

Të tjera të rëndësishme

Më të klikuarat