Rahoveci të shtunën luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në hendbollin kosovar.
Një kalim tutje të këtij rundi, edhe pse do të jetë shumë vështirë, do të thoshte histori për këtë sport në vendin tonë.
Por, jo çdo gjë është e pamundur. Duke parë dhe faktin se skuadra rumune është favorite për të triumfuar në komplet garën evropiane, ata që e njohin hendbollin, e njohin edhe këtë skuadër.
Dhe paramendoni, Rahoveci n’Fokus mëson se tashmë në adresë të klubit kanë ardhur kërkesa për bileta grupore nga qytetet e tjera, që jetojnë me hendbollin, ose thënë më mirë aty ku është i zhvilluar.
Kujtojmë, përveç Rafshit të Dukagjinit që ka më shumë interesim për këtë sport, edhe qytetet si Gjilani (kujtojmë Zhegrën) dhe Ferizaji poashtu janë të pasionuar.
Me premisat e deritanishme, e shtunja në mbrëmje pritet të jetë e zjarrtë në “Mizahir Isma”.