Votohet në parim buxheti 3.6 miliardësh që parasheh edhe ndërtimin e stadiumit të Rahovecit

Me 59 vota për ka kaluar në lexim të parë Projektligji për Buxhetin e vitit 2025.

Për këtë projekligj kanë votuar 61 deputetë, dy prej të cilëvë abstenuan. Ndërkohë, Armend Muja, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar që votimi i dytë për Projekligjin e Buxhetit për vitin 2025, të bëhët më 21 nëntor.

Këtë kërkesë e kanë kundërshtuar partitë opozitare në Kuvend. Buxheti për vitin 2025 do të 3.6 miliardë euro ose për 9 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti.

Gjatë prezantimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se projektbuxheti është “historik”. Ndryshe, shqyrtimi i sotëm ishte i pari në Kuvendin e Kosovës.

Projektbuxheti duhet të dalë edhe në shqyrtim të dytë, ndërsa në raste të caktuara del edhe në të tretin. Siç transmeton Sinjali, ai duhet të miratohet më së largu deri në fund të këtij viti.

Të ndërlidhura

Shifra zyrtare: Rahoveci veç 41 mijë e 799 banorë

Agjencia Statistikore e Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet nga regjistrimi i popullsisë, janë këto rezultate përfundimtare. Gjithsejt Rahoveci i ka 41,799 banorë, ndonëse fillimisht u frikësua se nuk do të…

Vazhdoni të lexoni...
LDK injoron Rahovecin, ish-kryeministrin Hoti e çon në pozitën e 13 në listë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk ka arritur të sigurojë vend në top dhjetëshen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pak e pakuptueshme kjo nga kreu Abdixhiku, duke parë rëndësinë e…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Kanosje në Rahovec, një i arrestuar

  • December 23, 2024
Kanosje në Rahovec, një i arrestuar

Rryma e dobët shkund siguresat e kafiterisë ikonike “The Doors”

  • December 22, 2024
Rryma e dobët shkund siguresat e kafiterisë ikonike “The Doors”

Toni me formë të jashtëzakonshme, shënon gol sërish

  • December 22, 2024
Toni me formë të jashtëzakonshme, shënon gol sërish

Aksidenti te bjeshka, Rahoveci n’Fokus siguron informacione të tjera brenda QKMF-së

  • December 20, 2024
Aksidenti te bjeshka, Rahoveci n’Fokus siguron informacione të tjera brenda QKMF-së