Atëherë kur u mendua se gara për titullin kampion është përfunduar dhe nuk do të ketë më gjasa askush ta kapë KH Rahovecin, duket se gjërat po bëhen nxehtë në kampinatin e hendbollit.
Humbja e fundit nga KH Rahoveci nuk është kapërdirë aspak mirë në Pejë. Duket se kryesisë së klubit pejan i ka ikur durimi dhe sidomos sportdashësve atje, ku tashmë po ndodh organizim me mjete të mëdha financiare kundër supremacisë së KH Rahovecit.
Sipas informatave që ka Rahoveci24, tashmë janë duke u bërë lëvizjet e para gjatë fillimit të vitit 2025 shumë përforcime masive nga niveli më i lartë i hendbollit evropian do të zbarkojnë për të ndihmuar Besën që të kthejë titullin kampion në Pejë.
KH Rahoveci është pa humbje në Superligën e Kosovës dhe e ka fokusin vetëm në garat evropiane aty ku takohet me gjigantin rumun Minaur Baia Mare.
Megjithatë, KH Rahoveci do të ketë fokusin që të qëndrojë i fuqishëm edhe në Superligën e Kosovës, ku edhe Kastrioti është ekip mjaft i forcuar e do të forcohet më tej.
/Rahoveci24/